Born to be an Entrepreneur!
  
Lajmet

Mirë se erdhët në ANRK "E gjithë jeta është një eksperiment. Sa më shumë eksperimente-përvoja të bëni aq më mirë do të jetë për ju" - R.W. Emerson

ANRK është themeluar me qëllim që të stimulojë rrjetin afarist dhe të promovoj kulturën ndërmarrëse në mesin e të rinjve Kosovar. Të nderuar ndërmarrës të rinj misioni i ANRK varet nga ju, bashkohuni “Asociacionit” me qëllim që ANRK të këtë me të vërtetë kuptimin e duhur. Nxitni bashkëpunimet me miqtë e juaj afarist dhe partner, merrni njohuri të nevojshme për të krijuar një biznes, bëhuni hero i tregut të së nesërmes. Ne, Vedat Jashari, Jordan Berginc, Bajram Fusha themi se e ardhmja ju takon atyre që sot kanë një mision të qartë. A jeni ju në mesin e atyre, a jeni duke ëndërruar si ta realizoni idenë e juaj dhe ta shëndroni atë në një mundësi biznesi që është e zbatueshme, a jeni duke ëndërruar që ta krijoni markën tuaj personale, e të bëheni lider i suksesshëm dhe menaxher i ekipës tuaj, a jeni duke e sfiduar konkurrencën ndërkombëtare, në fund, kuptojeni ju vet vizionin tuaj jetësor? Nuk keni nevojë të përgjigjeni me PO ose JO, por thjesht, ndjekeni atë çka më të vërtetë e ndjeni brenda vetes tuaj. Të paktën një herë sfidoni karrierën tuaj si ndërmarrës, anëtarësohu në ANRK dhe krijo profilin tënd personal në ueb-faqen www.smart-idea.eu. Aty mund të jetë dikush që është në pritje të bashkëpunimit me ju si dhe me shumë të tjerë, me të cilët mund të bëni më shumë biznes. Kurrë mos thuaj JO, për çfarë do oferte që ju ofrohet!

ANRK është tashmë e lidhur me shumë donator ndërkombëtarë, ministri, individë të ndryshëm, që garantojnë që ANRK do të jetë një partner i besueshëm ndërkombëtarë. Qysh tash kontaktoni ANRK-në për më shumë informata info@smart-idea.eu bëhuni anëtarë dhe sfidoni rrjetin tuaj afarist dhe bashkohuni ngjarjeve tona afariste për tu bërë më të suksesshëm! “ Për një kompani Marka ka rëndësi të veçantë sikur reputacioni i një personi. Ju e fitoni reputacionin duke u munduar që gjërat e vështira ti bëni në mënyrën më të mirë të mundshme“.

Anëtarë të tjerë të bordit:

  • Bajram Fusha President i ANRK-së
  • Jordan Berginc Zëvëndës President i ANRK-së
  • Sania Murati NGO Lady
  • Jeton Zogiani Click Chanel

Benefitet e Anëtarësimit:
  • 1. Krijimi i profilit
    Krijimi i profilit të biznesit dhe kërkimi për partneritet në mes anëtarëve të tjerë
  • 2. Organizimi i seminareve
    Një here në muaj një seminar ose workshop me tema për ndërmarrësi
  • 3. »ABC njohurit«
    Marrja e njohurive nga »ABC njohurit« në temat për ndërmarrësi dhe menaxhim të bizneseve të vogla

Lexo më shumë